FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama tregon tmerrin e përjetuar: 11 vjet me parë djali im ishte me kancer

Drithëruese është ajo çka tregoi kryeministri Rama. Në Kongresin e Onkologjisë që po zhvillohet në Tiranë, Edi Rama ndau me mjekët, një moment të vështirë që kaloi 11 vjet më parë. Në rrëfimin e tij, kryeministri i foli mjekëve për momentin kur mësoi se djali i tij i madh, Gregu ishte i sëmurë me kancer.

“11 vjet më parë m’u desh të luftoja një realitet shumë të keq për mua dhe familjen time, pasi mora vesh se djali im ishte i sëmurë me kancer. Mësimet që nxorra nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe, por një nga gjërat që m’u desh të provoja në lëkurën time ishte dallimi që bën dija kur kemi të bëjmë me kancerin. Një dallim që ndryshon në vende të ndryshme. Shqipëria është i mbushur me burime natyrore ose me ato çfarë na dha Zoti (për ata që besojnë në Zot). Në krahasim me vendet më të zhvilluara, sigurisht që jemi më të pasur. Por çfarë i bën ato më të pasur, është dija e tyre. Kjo lloj mbledhjeje është thelbësore për këtë aspekt, se sjell më shumë dije dhe njohuri” u shpreh kryeministri.

Greg Rama, djali i madh i kryeministrit arriti ta kalojë sëmundjen e tij dhe aktualisht gëzon shëndet të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0FGH9GEnBYI&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?