FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Europa Nostra, mesazh Presidentit Meta: Përshëndesim angazhimin tuaj të fortë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar si simbol i vlerave demokratike

Organizata “Europa Nostra” i ka drejtuar një mesazh mirënjohjeje Presidentit Ilir Meta për angazhimin e tij lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb në mënyrë brutale në orën 4:00 të mëngjesit të 17 majit.

Në një postim në twitter, Europa Nostra ndër të tjera falënderon Presindetin Meta për njohjen e rolit të shoqërisë civile për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

“Përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si një burim thëlbesor për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit te shoqërisë civile për ndërtimin e nje shoqërie demokratike. Teatri kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”- shkruhet në mesazhin e Europa Nostra drejtuar kreut të shtetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?