Festimet në 90-vjetorin e Kardinal Troshanit dhe pjesëmarrja e Metës, jehonë në mediat italiane

Festimet e organizuara dje në Firence me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe pjesëmarrja e Presidentit Ilir Meta, kanë gjetur jehonë në disa nga mediat kryesore italiane.

Prestigjozja italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një artikull të veçantë këtyre ceremonive dhe veçanërisht edhe urimit special që Papa Françesku i bëri dje Kardinal Troshanit, mesazh i cili u lexua nga Kryeipeshkvi i Firences, Giuseppe Betori në meshën e organizuar për gjithë shenjtorët, ku merrte pjesë Presidenti Meta, Kryetari i Bashkisë, Dario Nardella dhe autoritete vendore.

“Vatican News” gjithshtu ka publikuar një shkrim lidhur me ceremonitë e festimeve për 90-vjetorin e lindjes së Kardinal Troshanit duke kujtuar, me këtë rast, kalvarin e vuajtjeve, qëndresën dhe dëshminë e tij dhe të gjithë klerit shqiptar nën diktaturën komuniste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu një numër i konsiderueshëm portalesh lokale informative në Firence kanë pasqyruar aktivitetet e organizuara dje për nder të Kardinalit Troshani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?