FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/Kreu i PD, Lulzim Basha takon Presidentin e Amerikës, Donald Trump

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA është takuar me Presidentin Donald Trump. Fotoja e takimit është postuar nga kreu i PD-së në rrjetin social Facebook.

Basha ka folur dhe se çfarë ka diskutuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët. Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”,- shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është takimi i parë i një politikani të lartë shqiptar me Donald Trump pas zgjedhjes së tij si President i SHBA-ve. Edhe pse një foto e tillë ka qëllim për tu përdorur gjatë fushatës elektorale, takimet të tilla të politikanëve shqiptarë, jashtë kontekstit personal, vlejnë dhe për raportet mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?