FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Irfan Hysenbelliu pritet nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës. Ç’po projekton?

Irfan Hysenbelliu është një nga biznesmenët kryesorë të Shqipërisë. Jo vetëm që zotëron biznese të rëndësishme, por ka në pronësi një prej grupmediave më të rëndësishme shqiptare, ku në krye përmenden televizioni news24 dhe gazeta “Panorama”.

Hysenbelliu, si çdo biznesmen VIP, ka projektet e tij, por synimi për zgjerim në Rajonin e Ballkanit Perendimor, përfshirë Maqedoninë dhe Kosovën, mbetet një tregues ekspansioni financiar i biznesit shqiptar.

Sikur Irfan Hysenbelliu të kishte shkuar në Maqedoni dhe Kosovë thjesht në punët e tija, nuk do të ishte lajm. Por biznesmenin shqiptar e ka pritur personalisht kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe më pas ai takuar me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetja mbetet: Pse u prit Irfan Hysenbelliu nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës në një ditë? Çfarë nuk tregon Hysenbelliu që ai u prit kaq shpejt?

Swiss Digital Mobile Reklama

Plan biznesi apo takime me motive të tjera rajonale?

Në foto: Irfan Hysenbelliu me kryeministrin e Kosovës, Haradinaj

Në foto: Irfan Hysenbelliu me kryeministrin e Maqedonisë, Zaev

http://folshqip.al/irfan-hysenbelliut-pritet-nga-kryeministrat-e-maqedonise-dhe-kosoves-cpo-projekton/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?