FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, ironizon Ngjelën:Më paskan dëbuar nga Kukësi, 50 figurantë me kapsolla!

Kryeministri Edi Rama ironizoi protestën e një grupi qytetarësh që e pritën me pankarta e kapsolla gjatë qëndrimit të tij në Kukës. Avokat Spartak Ngjela shkruajti sot në facebook se “Bravo Kuksi! Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë. I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.
Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri?”, përfundon Ngjela, mik historik i Ramës.

Nuk ka vonuar kreu i qeverisë dhe ka shkruar në Twitter se ishin “50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit”.

“Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria”, shkroi Rama në Twitter. Me të njëjten monedhë, iu përgjigj Rama, avokatit të njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet të kundërpërgjigjet avokat Ngjela.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama dhe Ngjela njihen si miq historik, bile mbetet proverbiale koha kur në vitin 1991, të dy themeluan partinë kristian-myslimane. Dhe kur një ambasadë e huaj shumë e rëndësishme, u kërkoi të çonin një përfaqësues zyrtar në takim me një zyrtar të lartë që kishte ardhur nga larg, të dy, vendosën të çonin një berber që ishte ish-përndjekur politik. Dhe historia e kësaj ndodhie pushtoi Tiranën atë mot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?