Ish-kryeministri maqedonas kërkohet për t’u arrestuar, por nuk gjendet në shtëpi

Gjykata Penale u përpoq, por pa sukses t’ia dorëzojë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski vendimin, me të cilin ai duhet menjëherë të paraqitet në burgun e Shutkës.

Ndonëse korrieri gjyqësor ishte këmbëngulës dhe disa herë ka qenë në shtëpinë e ish-kryeministrit, nuk ka arritur qe t’ia japë dokumentin në dorë, me arsyetimin se të gjitha kërkesat për shtyrjen e shkuarjes në Shutkë i janë refuzuar.

Gjykata të premten vendosi t’i refuzojë kërkesat e Gruevskit për të mos shkuar në burg. Po atë ditë, korrieri u përpoq ta dorëzojë vendimin, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigjja e gruas së tij ishte se Gruevski nuk ishte në shtëpi. Përndryshe, burgu hetues i Shutkës tashmë ka dërguar njoftim në Penalen se i dënuari Nikolla Gruevski nuk u paraqit më 8 nëntor në portën e burgut shkruan tch. Nga Gjykata penale Shkupi 1 thonë se nëse brenda datës 12 nëntor nuk e gjejnë ish-kryeministrin, duke filluar nga dita e Marte mbetet mundësia e kërkimit me polici. Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar tashme flete-arrestin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia, aktualisht po kërkon ish kryeministrin Nikolla Gruevski në shtëpinë e tij. Gruevski i cili duhej të paraqitej në burgun e Shutkës për të kryer dy vite burg është i dënuar për rastin “Tank”. Fotografia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme te Maqedonisë, gjegjësisht në kategorinë e personave të pakapshëm për policinë për të cilët është lëshuar urdhër arresti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?