Kardinali Troshani dekorohet në Vjenë. Meta: Nder i jashtëzakonshëm për Shqipërinë

Nderimi në Vjenë i Kardinalit të shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me çmimin e lartë “Thomas Morus” është përshëndetur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Meta vlerëson lart figurën e Kardinalit Ernest Troshani për angazhimin e sakrificat e ti sublime ndaj besimit të krishterë.

“Me shumë kënaqësi e prita lajmin e nderimit në Vjenë të Kardinalit të shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me çmimin e lartë “Thomas Morus“, si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve të persekutuar në komunizëm, për angazhimin e sakrificat e tyre sublime ndaj besimit të krishterë. Është një nder i jashtëzakonshëm, që Eminenca e Tij, është kualifikuar për këtë çmim, për vlerat shpirtërore, njerëzore, fetare e kulturore, kishtare e kombëtare që ai përfaqëson. Urimet më të mira! ?? “- shkruan kreu i Shtetit, Ilir Meta, në mesazhin e tij të urimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?