FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koço Kokëdhima: Marrëveshja Rama-Basha vazhdon edhe për përmbytjet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaron shpesh se pakti me Edi Ramën “ka vdekur”, ndërsa Kryeministri thotë se aleanca u shkel nga Basha. Ndërkohë kreu i Zgjidhja, Koço Kokëdhima jep një variant tjetër për fatin e marrëveshjes së 18 maji mes dy kryetarëve të partive kryesore. Kreu i Zgjidhja thotë sot në një reagim për mediat se pazari (ujdia) mes Edi Ramës dhe Luzlim Bashës është funksionale.
Kokëdhima i referohet qëndrimit që mbajti Partia Demokratike për përmbytjet në vend, duke i ardhur në ndihmë Kryeministri Edi Rama. Kreu i Zgjidhja e krahason sjelljen e Bashës me Ramën, të njëjtë me sjelljen e Edi Ramës me Sali Berishën në ditën e tragjedisë së Gërdecit.
Partitë e vjetra, në ujdi edhe për përmbytjen e Shqipërisë. Edi Rama dhe Lulzim Basha po e përdorin edhe fatkeqësinë e radhës së shqiptarëve për të bërë spektakël dhe për të forcuar ujdinë e partive të vjetra që t’i mbajnë të shtypur dhe të nënshtuar shqiptarët. Në kulmin e dështimit të pushtetit qendror dhe vendor për të parandaluar fatkeqësinë natyrore, përmes masave mbrojtëse, Lulzim Basha falënderoi Edi Ramën që futi ushtrinë, sepse ka falimentuar emergjencat civile, ndërsa Edi Rama falënderoi Lulzim Basha pse e lidhi gjuhën për të mos treguar me gisht se fajtori kryesor i përmbytjes është kryeministri i qeverisë më të dështuar të tranzicionit shqiptar. Populli që humbi gjithçka duhet të gëzohet tani pse Basha i rrahu shpatullat Ramës për përmbytjen, ashtu siç duhet të gëzoheshin viktimat e Gërdecit, pse Rama u ra shpatullave të Saliut, pak orë pas tragjedisë së shkaktuar nga shteti!”,- shprehet Kokëdhima në një reagim për mediat.
Qëndrimi i Kokëdhimës u bashkohet zërave të tjerë të politikës që flasin për një vijim të marrëveshjes mes dy kryetarëve të partive. Teksa deklarojnë se “pakti ka vdekur” dy kryetarët e partive duket se vijojnë të komunikojnë rregullisht dhe të mbështesin njeri-tjetrin në momente kritike. Rasti më i fundit është ky i përmbytjeve, ku qëndrimin e Bashës ish-miku i Edi Ramës, Koço Kokëdhima e cilëson si një vijim të ujdisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?