Kosovë- Serbi, Lufta Fake

Nga Frrok Çupi

Pse të mos ketë edhe një luftë ‘fake’ mes dy shteteve fqinjë: Serbi dhe Kosovë?! Ora e kësaj ‘lufte’ ka ardhur tani. Tani, kur:

1. Serbia ndodhet në një gjendje krize humane. Shifrat e publikuara nga institucionet e Botës dëshmojnë se popullsia e Serbisë po plaket dhe po rrudhet, çdo vit bie numri i kësaj popullsie ‘krenare’. Populli vital serb nuk mund të mbyllë sytë para ‘kolerës’ së parë ndaj kombit; gjë që qeveria ia ka frikën. Atëherë qeveria ka shpallur ‘luftë’ ndaj Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Kosvës i duhet ‘lufta’. Kosova ndodhet në këto momente në krizën e besimit politik. Qytetarët e Kosovës nuk besojnë as maxhorancë (që nuk ekziston), as opozitën. Kjo e ka prurë situatën deri në pikën ‘si të jetë, si të mos jetë’ shteti politik. Kryeministrit i duhet të mbajë në pushtet enturazhin President e Parlament. Prandaj sot shpalli ‘lufta gati’.

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Serbia ndodhet në krizën më të thellë të sigurisë. Beogradi është shpallur kryeqyteti numër Një ku kriminelët e mëdhenj lajnë hesapet me njëri tjetrin. Plumbat e kriminelëve mund të shpojnë apartamentet e njerëzve të mirë, prandaj këta kanë frikë. Në fakt frika shkon te qeveria që mund të bjerë; prandaj ajo shpall ‘luftën absurde’ por jo kundër kriminelëve.

4. Kosova, domethënë liderët e saj, kanë hyrë në një komplot të egër kundër popullit të tyre. Këta kanë ‘ngrënë çorbën e prishur’ diku më parë, o në tryezën e George Soros, o në sulltanatin e Erdogan, dhe tani duhet të ‘shkëmbejnë’ territoret me Serbinë. Në fakt janë angazhuar të shkëmbejnë  territoret shqiptare, sepse vetëm japinë e nuk marrin gjë nga Serbia. Tani u ka ardhur veza…, e shikojnë rrezikun nga revolta kombëtare. Thaçi ka shpallur “referendum” për shkëmbimin e territoreve, d.m.th., do t’i faturojë kombit krimin e vet mbi copëtimin e territoreve. Komploti është i egër dhe këta i ka zënë frika. Prandaj kanë shpallur sot ‘luftë’.

Nuk dihet me cilin e kanë shpallur luftën secila palë. ‘Komandantët’ nuk përmendin emra. Vetëm gazetarët i fantazojnë emrat. Gazetarët thonë, si në atavizma, se Serbia do të luftojë ‘kundër Kosovës’, dhe Kosova ‘kundër Serbisë’.

Ndërsa qeveritë vetë janë mbledhur në ‘guackën’ e fjalëve për luftë pa treguar asgjë të saktë.

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka mbledhur sot këshillin e lartë të sigurisë, për ‘rast urgjent’, por ka thënë fjalë të zakonshme, si “të sigurojmë stabilitet dhe qetësi brenda Kosovës”. Asnjëherë fjala “Serbi’… Nesër presidenti i Serbisë, Vuçiq, do të mbledhë këshillin e lartë të sigurisë, për një ‘rast urgjent’, thotë. Edhe ai vetëm një herë e përmend emrin e Kosovës, në këtë kontekst: “Meqë Kosova mbledh këshillin e Sigurisë, e mbledhim edhe ne”. Edhe ata ‘për probleme të brendshme’ e mbledhin…

Ndërsa kudo janë përhapur fjalë ‘për luftën’. Absurd! Sikur këta të jenë të vetmit në Glob dhe ta bëjnë ‘lesh arapi’ botën e boshatisur. Absurdi ka edhe një kulm tjetër, se si ka nisur ‘lufta’… Në Kosovë u tha se luftën e ka paralajmëruar revista “Kurir” e Beogradit; ndërsa në Beograd vetë “Kurir” shkruan se “luftën e morën vesh nga mediat e Prishtinës”.

Më duket se vetë dy shtetet politike janë “Fake”.

Veritas.com.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?