FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama propozon Taulant Ballën, ministër të brendshëm

Presidenti Meta nuk firmosi dekretin për Sandër Lleshin për ministër të brendshëm. Mënjëherë u përhap fjala se kryeministri do ta emërojë Sandër Lleshin zv/ministër të brendshëm me kompetenca ministri deri në zgjedhjet vendore 2019. Por siç duket demonstratat dhe protestat që po përgatit opozita për ta rrëzuar me dhunë kryeministrin si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë, kanë detyruar Edi Ramën të jetë më i qetë se sa servilët e tij në grupin parlamentar ku shkruajnë “të fillohet procedura e shkarkimit të Presidentit”.

Mësohet se ka thirrur Taulant Ballën, numrin dy në PS dhe numrin një në grupin parlamentar për ta propozuar për ministër i brendshëm. Po kështu kryeministri ka ndërmend, që nëse edhe Taulant Ballën nuk e dekreton Presidenti Meta, ti propozojë Ndrec Dedën, kryetarin e bashkisë së Mirditës.

Edi Rama ndodhet mes dy emrave për ministër i brendshëm; Taulan Balla dhe Ndrec Deda. Nëse vendos për Taulant Ballën, atëhere do të emërojë edhe Sandër Lleshin si zv/ministër. Nëse dërgon Ndrecë Dedën si ministër i brendshëm, Sandër Lleshi mbetet këshilltar sepse dy mirditor në një vend pune nuk shkon…

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte në listë edhe deputeti i PS, Pirin Ndreu, por e dogjën pasi nuk i besojnë shumë për planet që kanë dyshja Rama-Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?