Kryeministri Rama me brekushe dhe atlete të bardha të homazhet për Hajdaragën

Edi Rama nuk i ndahet lajmit. E do lajmin me shumë se veten. Për tu bërë lajm, ai shfrytëzon çdo rast ku vëmëndja publike është në kulm. Këtë e ka bërë në takime protokollare ndërkombëtare si në BE, NATO, etj.

Edhe sot në homazhet e zhvilluara në ambientet e Kuvendit, Rama është shfaqur i veshur me brekushe dhe atlete të bardha. Ndonëse ishin homazhe zyrtare me protokoll strikt shteror në nder të ish-ministrit dhe një ish-anëtari themelues të partisë socialiste, Luan Hajdaraga, përsëri kryeministri Rama nuk la pa i shpëtuar mundësia të tregonte stilin e tij në veshje. Me veshjen që habiti të gjithë në një ceremoni të tilla, duke bërë kontrast me të gjithë të pranishmit e tjerë të cilët ishin kujdesur që te visheshin në mënyrë adekuate për homazhe, kryeministri as që e vrau mendjen.

Kryeministri u shfaq me brekushe dhe me atlete të bardha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentin bëjeni vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?