Adriatik Llalla: Po hetojmë zyrtarë të lartë për korrupsion

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar nga Korca se Prokuroria ka në hetim  disa zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion.

Llalla: Është e domosdoshme referimi i rasteve të zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm nga policia po nga të gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Pa diskutim që Prokuroria ka filluar hetimet e saj për disa zyrtarë të lartë që janë në proces hetimi, tashmë rastet janë bërë publike.

Këtë deklaratë kreu i akuzës e bëri pas analizës vjetore të Prokurorive  në nivel apeli në qarkun e Korçës, ku ka kërkuar nga vartësit të rrisin hetimet kryesisht  për korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Llalla: Lufta kundër korrupsioni mbetet prioritet i punës së institucionit tonë, ashtu edhe i gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese. Ne do të vijojmë të japim kontributin tonë në këtë drejtim në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Llalla  përmendi edhe njëherë problematikat me policinë shkencorë,  për të cilen tha se është diskutuar me strukturat përkatëse  për t’i dhënë zgjidhje.

Ndërsa i pyetur në lidhje me reformën në drejtësi,  kreu i akuzes nuk ka pranuar te jape ndonjë koment duke deklaruar se reforma në drejtësi tashmë do të diskutohet në nivele  më të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?