Reforma në Kuvend/ Kryeparlamentari Ilir Meta i përgjigjet Gramoz Ruçit

Përderisa Gramoz Ruçi e nisi dje me letër publike marrëdhënien me kreun e Kuvendit Meta, ndaj duket se edhe reagimi i kreut të ligjvënëse u bë sot me letër. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i është drejtuar me një letër anëtarëve të Komisionit të Rregullores dhe Mandarteve, duke ju përgjigjur indirekt dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ku thekson se respektimi i procedurave dhe zbatimi i rregullores është qëllim parësor për veprimtarinë legjislative të Kuvendit.

“Në ushtrim të detyrës time si Kryetar i Kuvendit, vlerësoj se respektimi i procedurave dhe zbatimi i Rregullores së Kuvendit, përbën qëllimin parësor te veprimtarisë legjislative te Kuvendit”, shkruan Meta në letër.

Në letër, Meta shkruan se është këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve ai që do të bëjë interpretimin. Kujtojmë se ky Këshill pritet të mblidhet pasditen e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i grupit të PS-së, i kërkonte Metës një ditë më parë përfshirjen e reformës në drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për ta miratuar kështu gjatë muajit korrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nisur nga sa me lart, duke vlerësuar se kjo kërkesë ngre diskutime lidhur me mënyrën e aplikimit te procedurave për shqyrtimin e projektit kushtetues dhe te 7 projektligjeve prioritare të reformës në drejtësi, për sa i përket organeve qe duhet te shqyrtojnë dhe përgatisin raportin, si dhe përsa i përket mënyrës se planifikimit në program dhe kalendar, bazuar në nenin 116 të Rregullores së Kuvendit, pikat3 dhe 4 te tij, kërkoj sa me poshtë:

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin te shprehet per interpretimin dhe zbatimin e e neneve 77/a dhe 77/b te Rregullores ne raport me nenin 24 te saj, kur nisma për rishikimin e Kushtetutës është përgatitur nga një komision i posaçëm.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin te shprehet për interpretimin dhe zbatimin e neneve 26,27, 44/3, 68 dhe 69/3 te Rregullores ne raport me nenin 24 te saj, ne lidhje me formalizimin zyrtar të një nisme ligjvënëse, njoftimin e saj si dhe përfshirjen ne program dhe kalendar sipas afateve të Rregullores, kur nisma ligjvënëse është përgatitur nga një komision i posaçëm”, shkruan kryetari i Kuvendit.

Mbetet të shikohet se si do të votojë Keshilli i Mandatëve. Porse krijohet ideja e një ftohje në këtë fundqershori mes Ramës dhe Metës, pasi nuk kishte pse PS t’i niste letër Kryetarit të Parlamentit kur mund të flisnin në zyrë. Letrën e nisën duke e bërë publike që t’ia linin fajin Metës nëse nuk bën siç synon Rama. Por duket se Meta ka me shumë vite eksperience në politikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?