Kush urdhëroi sot blerjen masive dhe zhdukjen nga tregu të “KOHA JONE”?

Sot gazeta “Koha Jonë” botoi shkrimin e paralajmëruar “Saimir Tahiri “Bruti” i Edi Ramës”.  Kishim një dyshim se segmente të cilat preken fort nga ky shkrim edhe mund të tentonin të ndërmerrnin bllokimin e shpërndarjes apo siç bën zakonisht mafia vendase, kur nuk arrin të bllokojë botimin e një shkrimi, e blen në pikat e shitjes krejt tirazhin që në mëngjez. Pra që lexuesi të mos e marrë gazetën, e cila ka botuar një shkrim për ministrin e brendshëm dhe për kryeministrin. Por mënyra të tilla ishin dikur ndër vitet 1992-1999 disi efikase, por tani ka edhe një teknologji tjetër që e fut online dhe prapë efektin e mbart shkrimi.

IMG_6563

Po përse i privoni lexuesit e shtypit të shkruar nga e drejta e informimit? Ose më saktë kush ka urdhëruar këtë veprim: ministri i Brendshëm Tahiri apo kryeministri Rama? Nuk janë veprime normale, përkundrazi vetëm e rrisni tensionin mes palës tuaj dhe “Koha Jone”, e cila për fat sivjet bën 25 vjet si media e pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“KOHA JONE” ka kaluar plot momente tensioni e presioni me pushtetet , ndaj nuk don t’ia dijë edhe për këtë harbuteri të fundit pushtetore. Ne informojmë dhe komentojmë,siç e mendojmë, dhe nuk pyesim për pushtetet e radhës, sepse që nga maj 1991 kemi shkruar për shumë kryeministra e pushtetarë. Dhe jemi prapë në treg, edhe ndonëse të djegur nga ndonjë pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?