Ky është popull futbolldashës, 99,6 % ndiqte direkt ndeshjen Argjentinë-Islandë

Futbolli në Islandë është ajër, është jetë. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit, veçanërisht pas ndeshjes së parë të tyre ndaj Argjetinës, e cila u mbyll në barazimin 1-1.

Në një postim në Twitter, federata islandeze e futbollit shkruan se 99.6% e popullsisë ka ndjekur ndeshjen hapëse të Botërorit, ndaj Argjentinës, duke vendosur padyshim një rekord të jashtëzakonshëm. Islanda ka një popullsi prej prej 350. 682 bonarësh, 91% e të cilëve janë islandezë, 4% polakë dhe 5% pakica të tjera, shkruan tch.

Islanda e la gjurmën e parë në Euro 2016, i pari turne futbollistik i rëndësishëm që ata u prezantuan. Përveç lojës shumë të mirë skuadra islandeze u mbeshtet në mënyrën më spektakolare nga tifozët e saj, me ‘huu’-në e famshme. Në ndeshjen e parë ndaj Argjentinës mendohet se kanë qenë 30 mijë islandezë në Moskë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?