FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama:Më ndihmoni të kuptoj përgjigjen e Lul Bashës: Edhe “jo”, edhe “PO”!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në mbrëmje për përgjigjen e letrës së tij nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Reagimi i plotë në Facebook:

Sot i kam nisur zyrtarisht ftesën këtu bashkëngjitur, zotit Lulëzim Basha. Sapo ka mbërritur mbi tavolinën time, përgjigja e tij, këtu bashkangjitur gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju lutem më thoni nëse jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon fare në përgjigjen në fjalë! Sepse më ngjan që letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, po si përfundim nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën(?!).

Swiss Digital Mobile Reklama

Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?

Sidoqoftë e përsëris, ne jemi gati.

Në ftesën tonë, kemi qenë shumë të qartë që nuk imponojmë asgjë (natyrisht as nuk mund të na imponohet kurrëgjë). Dëshirojmë një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjesh të dakordësuar 100%. Do të ishte shumë mirë të ndodhte për arsyet që kemi thënë, por ndërkohë ndodh s’ndodh, ne vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim. Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.

Njerëzit na gjykojnë të gjithëve!

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10153609379466523

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?