Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 22:59 Champions League/ Interi mund Stuttgartin, Bayerni pëson humbje befasuese, Roma ndal PSG Champions League ka dhuruar emocione, gola dhe surpriza në ndeshjet e mbrëmjes. Interi dhe Liverpooli kanë marrë fitore të rëndësishme, ndërsa surpriza më e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Artan Hoxha
  • Arrestimi i kryeredaktorit
  • Greva e transportit
  • Erjon Vishkulli
  • Ilir Meta
  • PS dhe Spiropali
  • Samiti në Bruksel
  • Protestat
Lajmet e fundit
Në trend
  • Artan Hoxha
  • Arrestimi i kryeredaktorit
  • Greva e transportit
  • Erjon Vishkulli
  • Ilir Meta
  • PS dhe Spiropali
  • Samiti në Bruksel
  • Protestat
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

Lëvizje në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

Lajme
E premte, 28 Gusht 2026 18:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj shkarkon Anuela Ristanin, duke i hequr delegimin për drejtimin e Bashkisë. Sipas dokumentit, Ristani nuk largohet nga Bashkia, por vijon të mbajë detyrën e nënkryetares.

Në vendim thuhet se një nga arsyet lidhet edhe me moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të kryetarit Veliaj. Sipas Bashkisë, kjo situatë ka krijuar probleme në zinxhirin e përgjegjësisë dhe drejtimit të institucionit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo është hera e dytë që Veliaj shkarkon Ristanin, pasi hera e parë ndodhi më 18 mars të këtij viti, dhe kompetencat ja kaloi Sara Goxhajt.

Anuela Ristani mori delegimin për të ushtruar përkohësisht detyrat e Kryetares së Bashkisë së Tiranës më 14 shkurt 2025. Delegimi erdhi menjëherë pas arrestimit të Veliajt më 10 shkurt 2025 dhe Ristani, deri atëherë nënkryetare e bashkisë u bë kryetare e komanduar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Argumentet për heqjen e delegimit

Në mbështetje të nenit 8, pika 2 dhe nenit 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe nenit 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

Mund t'ju interesojë

BE hap sërish thesin, Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

BE hap sërish thesin, Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e ...

Para 6 orësh
Arrestohet kryeredaktori për nxitje të policisë kundër turmave

Arrestohet kryeredaktori për nxitje të policisë kundër turmave

Para 7 orësh
Avokati Ndreca nga Burgu i Fierit: Edhe sot m’u pengua takimi me Veliajn, të marrë fund kjo situatë skandaloze

Avokati Ndreca nga Burgu i Fierit: Edhe sot m’u pengua takimi me Veliajn, të marrë fund...

Para 7 orësh

duke mbajtur në konsideratë se urdhri nr. 366 (nr. 7461 prot.), datë 14.02.2025, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, është nxjerrë si një instrument organizativ me karakter të përkohshëm, me qëllim garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës në kushtet e krijuara në atë kohë;

duke mbajtur në konsideratë se mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht dhe është njohur si i tillë në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendimmarrja më e fundit e kësaj Gjykate ka eliminuar çdo paqartësi mbi vijimësinë dhe mbrojtjen kushtetuese të këtij mandati, si dhe mbi autoritetin që buron prej tij;

duke vlerësuar se vendimmarrja më e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, e cila kërkon që ushtrimi i çdo kompetence të deleguar të zhvillohet në përputhje dhe në koordinim të plotë me autoritetin e Kryetarit të zgjedhur, mandati i të cilit është konfirmuar përfundimisht në planin kushtetues;

duke vlerësuar se, pikërisht për shkak të natyrës së tij të përkohshme dhe derivative, delegimi i kompetencave mund të vijojë vetëm për aq kohë sa i shërben qëllimit për të cilin është dhënë dhe ushtrohet në respekt të autoritetit kushtetues dhe ligjor të organit delegues, pa u shndërruar në një burim autonom kompetence të shkëputur prej tij;

duke konstatuar se, në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë;

duke konstatuar se kjo situatë ka kulmuar me refuzimin e autoritetit të Kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që Kushtetuta dhe ligji ia njohin drejtpërdrejt, duke krijuar një gjendje institucionale në të cilën delegimi, në vend që të realizojë qëllimin e tij fillestar të garantimit të vijimësisë administrative, është shndërruar në pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të organit delegues;

duke çmuar se këto rrethana, të marra së bashku dhe veçanërisht zhvillimet e fundit të sipërpërmendura, përbëjnë një ndryshim thelbësor të kushteve institucionale në të cilat delegimi është dhënë dhe e bëjnë vijimin e tij të papajtueshëm me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionimin normal të administratës dhe ushtrimin efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur;

me qëllim garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, ofrimin e pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës.

URDHËROJ:

1. Shfuqizimin e urdhrit nr. 366 (nr. 7461 prot), datë 14.02.2025 të kryetarit të Bashkisë
“Për delegimin e përkohshëm të detyrave e të kryetarit të Bashkisë Tiranë”.

2. Me shfuqizimin e këtij urdhri zëvendëskryetarja e bashkisë Anuela Ristani nuk ushtron më kompetencat e deleguara të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

3. Ngarkohet Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarin si edhe të gjithë strukturat përgjegjëse për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe afishohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

E keni bërë Bashkinë e Tiranës lesh e li!

Etiketat e lidhura

Erjon Veliaj
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ Interi mund Stuttgartin, Bayerni pëson humbje befasuese, Roma ndal PSG
Para 5 orësh

Champions League/ Interi mund Stuttgartin, Bayerni pëson humbje befasuese, Roma ndal PSG

Koçeku: Ka ende deputetë në PS që mendojnë largimin, por duhen veprime konkrete
Para 6 orësh

Koçeku: Ka ende deputetë në PS që mendojnë largimin, por duhen veprime konkrete

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 6 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

Propozimi nga deputetja e PS-së: Të burgosurit të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Para 6 orësh

Propozimi nga deputetja e PS-së: Të burgosurit të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin

Më të lexuarat

1 Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!
Para 7 orësh

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

2 Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 6 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

3 Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
Para 19 orësh

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

4 Artan Hoxha zbardh prapaskenat e takimit në Aruba: Dy kulla pas stadiumit kombëtar!
Para 8 orësh

Artan Hoxha zbardh prapaskenat e takimit në Aruba: Dy kulla pas stadiumit kombëtar!

1 Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!
Para 7 orësh

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

2 Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 6 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

3 Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
Para 19 orësh

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

4 Artan Hoxha zbardh prapaskenat e takimit në Aruba: Dy kulla pas stadiumit kombëtar!
Para 8 orësh

Artan Hoxha zbardh prapaskenat e takimit në Aruba: Dy kulla pas stadiumit kombëtar!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara