FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulzim Basha: Autorët e mega-vjedhjes te Unaza e Re do shkojnë në burg

Banorët e Unazës së Re kanë nisur sot për javën e katërt rresht protestën kundër shembjes së banesave të tyre. I pranishëm në protestë ishte dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetë të selisë blu si dhe deputetet e LSI, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj. Opozita ka mbështetur kërkesat e banorëve dhe akuzon qeverinë për korrupsion me tenderin e Unazës së Re.

Në fjalën e tij, Basha deklaroi se opozita do ti shkojë deri në fund denoncimit të aferës për ndërtimin e Unazës së Re. Kreu i PD-së deklaroi se në këtë projekt është një megavjedhje që një ditë do të ndëshkohet nga drejtësia. “Ata që kanë firmosur dhe udhruar këtë projekt do të mbajnë përgjegjësi penale për vjedhjen e miliona eurove. Heshtja e Arta Markut për megavjedhjen dhe mos hetimin e torturave është kriminale”,- deklaroi kreu i PD.

Kreu i PD shtoi se faktet që janë publikuar nga media dhe opozita tregojnë se çdo detaj i këtij projekti është korruptiv. “Tre fakte kanë dalë këtu. Korrupsion me prokurorim, korrupsion me hartimin e projektit dhe korrupsion me pronat e qytetarëve. Ditë pas dite, si media edhe opozita kanë zbardhur fakte tronditëse për mënyrën se si janë përfshirë këto kompani”,- deklaroi Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kreut të PD, projekti i Unazës së Re nuk bëhet për qytetarët, por për interesat personale të Edi Ramës. “Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milionë euro po vidhen këtu. Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë paratë e këtyre qytetarëve që po protestojnë këtu. Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre, përpara festave. U bënë 4 javë që këta qytetarë protestojnë, ne nuk i braktisim, ata janë të braktisur nga qeveria. Ky projekt nuk është për zhvillimin e Tiranës, por për mbushjen e xhepave të agati të Surrelit’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

VIDEO/ Kreu i PD me banorët e Unazës së Re

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1275493422613582/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?