FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mashtrimi qeveritar, studentët nuk kanë kërkuar mbledhje parlamenti

Një fake news po përhapet me shpejtësi, ku thuhet se studentët protestues kanë kërkuar mbledhjen nesër në ora 10.00 të Parlamentit për të debatuar dhe miratuar 8 kërkesat e studentëve. Burime qeveritare tregojnë nën zë se po bëhet një listë me emra studentësh, me lidhje me PS apo pjestarë të mazhorancësh, edhe disa të paguar, që të marrin pjesë nesër në seancë parlamentare urgjente në mënyrë që të thuhet se “ja erdhën studentët dhe tani po i miratojmë kërkesat”. Ideja është se duhet të krijojnë një përceptim publik se studentët erdhën dhe tani po i miratojmë! Bile dy studentë, të cilët do flasin gjoja ashpër para deputetëve, burimet nga sheshi para kryeministrisë, thonë se janë paguar nga 50 mijë euro.

Tashmë kryeministri është i detyruar t’i pranojë dhe miratojë 8 kërkesat e tyre, pasi edhe ndërkombëtarët po bëjnë presion ndaj tij. Por i duhet nesër në parlament disa student, për fasadë, që të flasin dhe disa që të jenë në lozhat e seancës, për të dalë sikur e bënë studentët t’i miratoj sapo dialoguan.

Veprim djallëzor! Por ama kryeministri do t’i miratojë se nuk ka asnjë udhë tjetër, sepse e hëna do jetë bllokim kombëtar në shkolla, rrugë, dyqane, në gjithçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra presioni 10 ditor i studentëve po e detyron kryeministrin t’i miratojë dhe kjo do mbetet  një fitore e madhe e studentëve, fitore e cila do ti shërbejë kategorive të tjera sociale të cilët më pas do të marrin shembull studentët. Ky veprim dinjitoz i studentëve do të jetë si udhërrëfyes për krejt shtresat e pakënaqura nga qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?