Me Italinë,me Anglinë apo me Shqipërinë e keni mendjen si trajner, zoti De Biasi?!

De Biasi bëri histori për kombëtaren shqiptare, sikurse edhe për vete. Gjithsesi ai mbetet hero në sensin e asaj që futbollin tonë e futi në Europian. Por thonë se kur arrin majën, fillon zbritja!

De Biasi pati disa tentativa për t’u bërë trajner i kombëtares italiane dhe do të ishte një gjë e bukur për të, por edhe për ne shqiptarët sepse morëm dhe nxorëm një trajner të madh. Duket se Italia nuk po i buzëqesh italianit De Biasi. Erdhi nga Europiani ku pati njëfarë çoroditje publike se De Biasi këmbët i ka në Tiranë, por mendjen në Itali. Zemrën mbetet e natyrshme se e ka atje, porse trajneri ynë duhet ta ndajë mendjen pasi njëherë deklaron se do të vazhdoj edhe me eliminatoret e boterorit me Shqipërinë dhe nga ana tjetër thotë se Anglia do të ishte endërra e tij, dhe kjo sikur  e ç’oritenton ekipin kombëtar. Këto ditë ai ka dhënë një intervistë për “SunSport”.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi ka shprehur dëshirën për të drejtuar Kombëtaren Angleze të Futbollit. Në një intervistë për prestigjiozen britanike ‘SunSport’, De Biasi mendon se mund të jetë trajneri i duhur për drejtimin e ‘Tre Luanëve’, pas zhgënjimit të Anglisë në EURO2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata angleze është duke mbyllur bisedimet me trajnerin Roy Hodgson, i cili u largua nga drejtimi i Anglisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i nderuar që emri im mund të lidhet me Kombëtaren Angleze. Lojtarët kanë talent dhe cilësi të mira. Të punoj si trajner i Anglisë është një mundësi e madhe e cila nuk mund të refuzohet. Jam i bindur që ne do të marrim rezultate të mira së bashku”, u shpreh tekniku italian për The Sun, duke shfaqur hapur dëshirën për t’u bërë trajneri i ri Anglisë.

Roli i trajnerit është i pazëvëndësueshëm, por duhet pranuar se pa “miellin shqiptar” nuk mund të bëjë “bukë” De Biasi ose e thënë ndryshe Shqiperia ka prej pak vitesh një numër futbollistësh të lindur apo rritur në Europë të cilët luajnë në ekipe të njohura, e kesisoj nuk kishte nga të shkonte as trajneri me lojtarë të tillë. Ekipi ka nevojë të mbledhë mendjen se trajneri e ka mendjen tek Shqipëria e jo tek Italia apo Anglia. Ndeshjet eliminatore për botërorin po vijnë ndaj edhe kur jep intervista trajneri ka nevojë të jetë pak më i kujdesshëm sepse ndikon direkt në humorin e ekipit kombëtar shqiptar ku drejton dhe paguhet. Nëse e ka njërin sy jashtë me mirë t’ia lërë dikujt tjetër të cilin e përzgjedh FSHF.  Edhe Lorik Cana mund të ishte një supër trajner për kombëtaren, nëse De Biasi vazhdon me idenë se kush po e merr trajner.

Pra është trajner i Shqipërisë zyrtarisht, endërron Italinë dhe fantazon Anglinë, të trija njëherësh sikur nuk shkojnë zoti De Biasi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?