FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesila Doda: Rama, fushatë për vete dhe për Lulin. Pa merak, s’ke parë gjë akoma

Deputetja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ka kritikuar fushatën që po zhvillon kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama.

Në një postim në Facebook Doda shkruan se Shqipëria ka mbërritur në ditën ku kreu i mazhorancës po bën fushatë për partinë e tij dhe për partinë e opozitare.

Doda e krahason Rama me ish-kreun e partisë komuniste kineze gjatë shekullit të kaluar Mao Ce Dun, që njihej me termin “timonieri i madh”. Ashtu si Mao Ce Dun edhe Rama në fushatën flet për “timonin” e pushtetit që duhet të drejtohet vetëm nga ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësaj situatë politike ku nuk kuptohet se kush është mazhoranca dhe kush është opozita e vendit, studentja e dhjetorit të vitit 1990, Mesila Doda i përgjigjet me ironi se pluralizmi politik në vend ka 27 vjet që ka ardhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi mbërrit ditën që Rama bën fushate për vete dhe për Lulin…

S’kishim parë gje akoma…

Ky timonieri i madh… nuk e paska mësuar akoma lajmim!!!

Ka 27 vite qe ky vend ka shpall pluralizmin…

Pa merak, s’ke pare gjë akoma”,- shkruan Mesila Doda në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?