FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Ilir Meta dekreton lirimin nga FA të Sandër Lleshajt

Presidenti Meta ka dekretuar nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade, Sandër Lleshaj.

DEKRET

 PËR

Swiss Digital Desktop Reklama

NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes  nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j

Neni 1

 Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 10955

Tiranë, më 16.11.2018

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                                                                                                                  ILIR META

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?