FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta dhe Edi Rama sot bashkë në Prizren

Nga Mali i Zi ku Presidenti takoi shqiptarët e komunës së Rozhajës dhe ku u prit me nderime, Meta shkoi sot në mesditë në Prizren të Kosovës në ceremoninë e inaugurimit të shtatoreve të tre figurave të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare e të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Në ceremoni ishin kryeministri kosovar Haradinaj, kryetari parlamentit të Kosovës Kadri Veseli dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Pas aktivitetit Presidenti Meta ka postuar foto nga ceremonia dhe ka shkruar në facebook se: I nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatoreve të tre figurave të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, burrështetasve dhe etërve themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi! Lavdi veprës së tyre të përjetshme!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?