FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta:”E ardhmja është bujqësia,jo kanabisi”. Reagon ministri Tahiri

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka filluar fushatën për zgjedhjen e kreut të kësaj partie,tashmë që fushata është hapur dhe në garë është dhe Shezai Rrokaj.

Kështu, në një prononcim për mediat Ilir Meta shprehet se fokusi i tij janë zgjedhjet për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë një takimi me banorë dhe fermerë në Korçë, kryetari i Kuvendit dhe njëherazi edhe i LSI-së, Ilir Meta s’pranoi të komentojë zërat që e lidhin atë me një kandidim të mundshëm për postin e Presidentit të Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. Gara vetme ku marr pjesë është ajo e LSI-së, që e konsideroj si sfidë për lëvizje të mëtejshme që do ta nis nga Korça”, u shpreh Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i LSI-së iu referua edhe çështjes së kultivimit të kanabisit, duke deklaruar se ardhmja e vendit është bujqësia dhe jo droga.

“Këtu jemi për çështjen e mollëve. Unë e kam një përgjigje që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia dhe jo kanabis prandaj politika duhet të marrë vendim dhe jo t’i shmanget. Por dhe partnerët europianë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të vendoset se si do të sillemi në të ardhmen për këtë fenomen”, tha kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

1473354862_5

img_0008

img_0109

Reagon mënjëherë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas deklaratës së Ilir Metës:

tahirir-1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?