Meta: Kushtetuesja vendosi, tashmë të reformohet krejt sistemi i drejtësisë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit të Vettingut.

Ky ligj është me shumë rëndësi për fazat e mëtejshme të integrimit europian të vendit si dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Me qëllim ecjen më shpejt të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, si dhe për garantimin e zbatimit të reformës në drejtësi, Kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë aktorët dhe faktorët në vend, për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre, për zbatimin e këtij ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Kryetari i Kuvendit përshëndet angazhimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe këtij ligji në veçanti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Kuvendit, rithekson rëndësinë e zbatimit pa vonesë të këtij ligji, si një domosdoshmëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, që do t’i përgjigjet cilësisht edhe nevojës që ka shoqëria shqiptare për një drejtësi funksionale dhe efiçente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?