FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Çuçi kundër listave të hapura: Sjellin konfliktualitet në parti

Ajo që tha Ilir Meta duket se nuk do të mbështetet nga PS. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi nuk e mbështet propozimin e LSI-së për lista zgjedhore të hapura.Sipas tij, ky ndryshim në ligjin elektoral, do të sillte konfliktualit në politikë dhe do të çonte në vonesa të zgjatura të rezultatit të zgjedhjeve.

Ministri Çuçi foli edhe për çështjen e zgjedhjeve brenda PS, ku tha se vendimi për garën për kreun e PS duhet të jetë në respekt të statutit.

Dihet se e ka një kriter publik Ilir Meta, kreu i LSI, që listat të jenë hapura dhe populli të votojë cilin mendon nga lista e jo t’ia vendos partia emrin. Duket se do të ketë debate të forta në këtë pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirane- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, dhe një nga njohësit më të mirë të Çështjeve zgjedhore, Bledi Çuçi  nuk e sheh të përshtatshme rikthimin e listave të hapura për zgjedhjet në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas zotit Çuçi, listat do të rrisnin konfliktualitetin politik dhe do të vonon daljen e rezultatit final të procesit elektoral

I pyetur mbi debatin e hapur brenda PS për zgjedhjen e kreut të PS, ministri Çuçi thotë se zgjidhja është respektimi i statutit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?