FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nxori sekretin shtetëror, ish-ministri Nikos Kotzias rrezikon 13 vite burg

Mediat greke shkruajnë se Nikos Kotzias rrezikon 13 vite burg. Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, i cili dha dorëheqjen pas përplasjeve që pati me Ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, rrezikon 13 vite burg, pasi akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror. Kjo me theks të veçantë ndaj deklaratës së tij se “Greqia do të zgjerohej me 12 milje detare”, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin ndaj një hakmarrje të mundshme.

Me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme, mësohet se do të kryhet një hetim nga Prokurori i Anti-Korrupsion, në lidhje me deklaratat e ish-ministrit.

Por përveç hetimit për nxjerrje të sekretit shtetëror në lidhje me deklaratat për zgjerimin me 12 milje, pjesë e hetimit do të jenë edhe akuzat për përfitimin e fondeve nga George Soros.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pretendohet se ai ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me dënimin për ata persona që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek, me një shtet tjetër. Por dhe e kanë ekspozuar ndaj një hakmarrje të mundshme, si dhe nxjerrjen e dokumenteve apo sekreteve shtetërore që duhet të mbahen konfidenciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?