Opozita shqiptare të marrë shembull nga ajo maqedonase

Nga Anisa Bahiti

4 vite më parë, partia kryesore e opozitës në Maqedoninë Veriore VMRO-DPMNE, humbi gati të gjitha bashkitë në territor përfshi dhe ato historiket. Ishte humbja e parë për Nikolla Gruevskin që nga 2006 kur kishte ardhur në pushtet. Dha dorëheqje, u përball me sulme dhe procese juridike, u dënua dhe u largua nga Maqedonia në Hungari ku jeton edhe sot.

Partia e tij, u anatemua nga ndërkombëtarët, u dobësua dhe u mendua që nuk do ta ngrinte më kokën kurrë. Organizoi zgjedhje të brendshme dhe Christian Mickoski u zgjodh me vote sekretari i përgjithshëm në vend të Gruevskit. Kryesia u bë me njerëz të rinj por edhe me kontribute dhe vote në parti dhe në elektorat. Ata mbajtën qasjen e tyre doktrinare të një force politike të krijuar në 1903 dhe antiregjim në kohën e komunizmit. Gjithashtu ata u larguan nga ekstremizmi politik i kohës së Gruevskit, por nuk e sulmuan kurrë atë personalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata, si anëtare të partive popullore evropiane, ndoqën një axhendë properëndimore por ndërkohë larguan nga drejtimi dhe nga partia të gjithë drejtuesit e korruptuar të kohës së pushtetit me në krye Sasho Mihajllkovin ish-shefin e shërbimit sekret që sot është në burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata u bashkuan në një axhendë me opozitën shqiptare Zijadin Selen dhe Alternativën me të cilët kishin qenë në luftë politike. Ata i bashkoi lufta kundër korrupsionit dhe axhenda qytetare për integrim. Pavarësisht se humbën zgjedhjet Presidenciale për pak para 2 vjet e gjysmë, ata patën një rezultat të mirë në zgjedhjet e përgjithshme vitin e shkuar dhe triumfuan në 2021 në zgjedhjet vendore. Ata u rinovuan, u bashkuan me veten, qytetarët dhe opozitën shqiptare dhe triumfuan.

Pavarësisht se Zaevi është lideri që ka pasur mbështetjen më të madhe ndërkombëtare të mundshme në historinë e Maqedonisë, ai humbi thellë.

Këto mesazhe duhet t’i marrë opozita shqiptare e cila kalon nga humbja në humbje e përçarë mes vetes dhe aleatëve, pa besueshmëri ndërkombëtare, pa program dhe objektiva, dhe tërësisht nën kontrollin e oligarkisë vendase, ka gjasë ta ketë të gjatë jetën në opozite. Le te marrin shembull opozitën maqedonase!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?