Paloka: Sa herë ka skandale dhe korrupsion, Rama sajon në media “marrëveshje të fshehta”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i cilëson lajmet e një pjese të mediave afër qeverisë për marrëveshje mes PD dhe PS, si sajesa që burojnë qeveria për të larguar vëmendjen nga skandalet e korrupsionit.

Në një reagim në Facebook, Paloka thotë se sa herë që Edi Rama kapet duke vjedhur apo një zyrtar  i tij rezulton i lidhur me krimin, në media pilotohen skenarë haluçinantë për pakte të reja politikë.

Nuk i mbulon dot skandalet me sajesa bajate për “marrëveshje të fshehta”. Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate të pilotimit të opinionit publik, sa herë kapet në skandalin e radhës. Sa më i rëndë skandali, aq më absurde bëhen bllofet që përpiqet të përhapë në media. Ndërkohë që Rama kalon në Parlament kontratat nëpërmjet të cilave ju grabiten shqiptarëe miliona euro; Shqipërisë i shtohen kushte të reja për hapjen e negociatave; Një tjetër i përzgjedhur nga Rama si kandidat për kryetar bashkie, Mark Babani, rezulton i inkriminuar dhe me dokumente vërtetohet se ka qene i dënuar …në media pilotohen fantazi dhe sajesa për marrëveshje të fshehta midis PD dhe PS”,- deklaron Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke hedhur poshtë edhe njëherë lajmet që lidhen me pakte të fshehta, nënkryetari i PD-së, shprehet se “e vetmja marrëveshje që PD dhe opozita kanë bërë dhe do i qëndrojnë deri në fund është ajo me shqiptaret, për të fshire një here e mirë çdo të keqe që politika e mbrapshtë ju ka sjellë deri tani”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?