FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata Manjani/Del “ushtria” e policisë. 300 policë kundër kanabisit

Duket se fjala e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani  ka trazuar edhe policinë e Shtetit. Policia e Shtetit ka nisur një operacion masiv për zbulimin e kanabisit në vend. Burimet zyrtare thanë se janë mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe të vendit. Operacion masiv po zhvillohet në Shkoder, Vlore e Gjirokaster. Operacioni është shtrire gjithashtu edhe në Zonat e Dukagjinit, Lumit te vlores, Kurvelesh e Memaliaj.

Policia pritet të japë detaje për operacionet në vijim, teksa thuhet se ka disa persona të arrestuar. Dy ditë më parë, Policia njoftoi se ka nisur një plan të posaçëm masash për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike. Kështu, plot 272 forca policore kanë blinduar kufijtë e Shqipërisë dhe janë në patrullim 24 orë në ditë për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në të marrin pjesë FNSH-të, DELTA, si edhe Policia Kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?