FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta-Rama takim sot për takimin “Basha-Meta” të ditës së dielë

Pas takimit të kreut të Kuvendit, Ilir Meta me liderin e PD-së, Lulzim Basha ditën e djeshme ka ardhur sot në mëngjes takimi i Ilir Metës me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.

Ne takim kanë qenë të pranishëm dhe kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Nga ana e PS-se ka shkuar edhe Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Takimi ka mbaruar rreth orës 11:30 minuta, por të dyja palët nuk kanë dhënë detaje mbi çfarë është diskutuar.  Nisur nga prania e Xhafajt, si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, palët duket se po punojnë mbi një draft konkret që mund të sjellë konsensusin me opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm pak minuta pas takimit mes Metën, në zyrën e Kryeministrit Edi Rama kanë shkuar ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Swiss Digital Mobile Reklama

LSI ka deklaruar votat e saj pro Reformës në Drejtësi, por po bën perpjekje per te bindur  PS dhe PD qe te gjejne pika te perbashketa mirëkuptimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?