Petrit Vasili: Ambasadori Donald Lu duhej të jetë më i saktë për Tahirin

I ftuar në studion e Repot Tv, Petrit Vasili tha se Lu duhet t’i kishte kërkuar maxhorancës heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm. Numri një i deputetëve të LSI shquhet për deklarata të forta e të guximshme.

“Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t’i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur “peshqit”, bosët e krimit. Ç’të presim? Nga do ta presim?”, tha Vasili.

I pyetur nëse LSI pret rezultate konkrete nga operacioni “Forca e Ligjit”, Vasili tha se “zhvillimet dhe faktet e rënda që po dalin çdo ditë s’kanë pse të na çojnë në janar. Duhet një qëndrim i fortë ndaj maxhorancës, boll më me krimin. Në politikën ka qëndrime të qarta, o i voton, o i pengon. Maxhoranca pengoi”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vasili u shpreh skeptik edhe për Vettingun në polici. “Janë të njëjtët njerëz. Refuzoj ta besoj vetëpastrimin e policisë pasi janë po ata që përmbytën Shqipërinë me drogë”, tha ai. Sa i takon ardhjes së agjentëve të FBI në kuadër të operacionet “Forca e Ligjit”, Vasili kërkoi që të bëhej publike marrëveshja. “Është detyrim ligjor që qeveria të bëjë transparente marrëveshjen me FBI”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa më tej kreu i grupit të deputetëve të LSI tha se “BE duhet të ishte më e rreptë me qeverinë për çështjen e drogës”, duke iu referuar vizitës së komisionerit për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn në Tiranë.  “Kemi probleme shumë të rënda nga korrupsioni, nga krimi, nga droga. BE duhet të ishte më e rreptë me qeverinë për çështjen e drogës. Presim rezultate nga Vettingu, i cili do jetë çelësi për negociatat me BE”, tha Vasili.

Kreu i deputetëve të LSI, iu referua edhe deklaratave të Ramës për mediat. “Autoritarizmi i Ramës po i imponohet medias. Një gazetar e quajti fjalimin e Ramës vrastar, komente të tilla tha, vrasin gazetarë. Ajo media që nuk kapet nga ai, është media që gënjen, është media kazan”. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?