LSI, Petrit Vasili: Burg për autorët e vjedhjes së tenderit 40 milionë euro për Unazën e Re

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI, akuzoi sot kryeministrin Rama se po vjedh hapur tenderin 40 milionë euro vetëm për 2.2 kilometra autostradë te Unaza e Re. Ai tha se kryeministri e organizoi gjithë katrahurën e djeshme që të spostojë vëmëndjen publike nga vjedhja e 40 milionë eurove me firma që paraqitën zero lekë ofertë dhe që nuk e bëri tender të hapur siç e ka ligji, por e copëtoi në copa me nga 700 metra. Ky është një skandal i hapur dhe pse prokuroria nuk fillon hetimet ndaj këtij megakorrupsioni në mes të Tiranës, tha Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, shtoi se ndarja në tre copa tenderimi mbetet për tu hetuar nga prokuroria, dhe nëse nuk e ndëshkon kjo drejtësi, atëhere kur të vijmë në pushtet, nuk do ti ndahemi këtij tenderimi jashtëzakonisht korruptiv. Kryeministri edhe me tenderimet e tjera apo me PPP ka bërë vjedhje spektakolare duke e çuar në afro 2.2 miliardë euro të marra nga buxheti i shtetit në favor të kompanive oligarke që ndajnë paratë mes tyre, vazhdoi kreu i grupit të LSI. Nuk ka në botë çmime të tilla katastrofale që për 2200 metra autostradë të jepen 40 milionë euro. Djallëzisht e kanë ndarë në tre copa në tre tenderime, sepse ligji e ka se për shuma mbi 20 milionë euro tenderi bëhet i hapur dhe ku marrin pjesë shumë firma. Por kur tenderi mbetet i hapur është pak e vështirë vjedhja, sidomos në vlera kaq të mëdha. Prandaj-tha Vasili- qeveria e ka copëtuar 2200 metra në tre pjesë me nga afro 700 metra. Një veprim hapur korruptiv.

ARRSH-ja dhe ministria e Transportëve do jenë nën hetim sapo drejtësia të funksionojë, paralajmërojë, theksoi Petrit Vasili, duke nënkuptuar autoritetin firmosës të ARRSH dhe ministrinë e transportëve

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?