FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po vjen ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, zonja Kathleen A. Kavalec

Ambasadori Donald Lu ikën në shtetin e Kirginstanit.  Në Shqipëri Kathleen A. Kavalec është emri i propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, për ambasadore.

Emri i saj është bërë publik zyrtarisht ditën e sotme në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, nga administrata Trump.

Po kush është Kathleen A. Kavalec?

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht ajo është zëvendës ndihmës sekretare

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyra e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike

Periudha në detyrë: Nga gusht 2015

Zëvendës ndihmëssekretarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësndihmëssekretare në gusht 2015. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.

Para kësaj, ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013). Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.

Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?