FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit

Presidenti Republikës, Ilir Meta ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së Muajit të Ramazanit.

Në një mesazh në profilin zyrtar në facebook, kreu i shtetit shprehet se ky muaj i rëndësishëm për myslimanët është një moment reflektimi dhe solidariteti. “Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime”,- shprehet Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

“Të dashur besimtarë myslimanë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të reflektimit! Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur më së miri atë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/1758784884167777

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?