Presidenti Ilir Meta: Korpusi Amerikan i Paqes, kontribut të vyer në Shqipëri

Kreu i shtetit, Ilir Meta priti sot në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Korpusit Amerikan të Paqes, Josephine Olsen dhe delegacionin që e shoqëronte.

Olsen e njohu Presidentin Meta me aktivitetin e Korpusit Amerikan të Paqes, me qëllimin e misionin e tij në vendin tonë, në dobi të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Presidenti Meta vlerësoi punën e palodhur e të përkushtuar, si dhe kontributin e vyer për gati tre dekada të Korpusit Amerikan të Paqes në Shqipëri, për forcimin e demokracisë në vendin tonë, ndihmën e dhënë në fushën e arsimit, shëndetësisë, projekteve sociale e zhvillimore në nivel lokal, si edhe për fuqizimin e miqësisë mes dy popujve tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?