Presidenti Meta: Mirënjohje Studentëve në Ditën Kombëtare të Rinisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në mesazhin e parë në Ditën e Rinisë, ka shprehur mirënjohje për studentët. Kreu i Shtetit, ka rikujtuar jehonën e thirrjeve të studentëve të vitit 1990, që përkon me thirrjet e studentëve të 2018. ”Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e ”E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar”. Siç shkruan edhe në postimin në rrjetin social facebook, për rininë e sotme, veçanërisht për studentët që me protestën e tyre hodhën themelet e një ”Dhjetori të Dytë”, Presidenti Meta i mbështet për guximin dhe kurajon.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë të tyre në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri-Demokraci”, për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajo e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektualë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar.

Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar.

Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë të tyre në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?