FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Ilir Meta pret presidenten kroate,Kolinda Grabar-Kitarović (VIDEO)

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović ka nisur sot vizitën shtetërore në vendin tonë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Në orën 17:00 presidentja Grabar-Kitarović u prit me ceremoni shtetërore nga Presidenti Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe kroatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vizitës së saj Presidentja e Kroacisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidentja Grabar-Kitarović do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do te lancohet projekti kroat per mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1397044260420692/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?