Reagon Presidenti Ilir Meta: Të shmangen incidentet dhe provokimet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ka bërë apel qytetarëve që marrin pjesë në protestën e opozitës dhe forcave të rendit që të ruajnë qetësinë.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve”,- thuhet në reagimin e kreut të shtetit.

Apeli i Presidentit vjen pas tensioneve mes protestuesve dhe policisë para godinës së Kuvendit. Protestuesit e opozitës ndodhen këto momente në rrugën përballë parlamentit, ku nuk kanë munguar konfrontimet me forcat e rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas fjalës së mbajtur në protestës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marshojnë drejt godinës së Kuvendit. Gjatë fjalimit Basha u bëri thirrje protestuesve që të mos përplasen me policinë. “Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti I tyre këndon: Rama Ik”,- deklaroi Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

VIDEO LIVE NGA PROTESTA PARA PARLAMENTIT

YouTube player

LEXONI EDHE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?