FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta uron Gjukanoviç për fitoren

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç (Dukanoviç) për fitoren në zgjedhjet e ditës së djeshme.

Me një mesazh drejtuar homologut të tij, presidenti Meta shprehet se: “Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal”.

Letra e Presidentit

“I Nderuar Zoti Ðukanović,

Swiss Digital Desktop Reklama

Urime për fitoren bindëse që në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Mal të Zi. Ju uroj nga zemra shumë suksese në drejtimin e mëtejshëm e të suksesshëm të Malit të Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

Jam i bindur se, gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer.

Me dëshirën për t’Ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?