Presidenti Meta vlerësohet me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u vlerësua dje me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018” nga Fondacioni “Foedus”.

Kreut të Shtetit shqiptar iu akordua ky çmim me motivacionin “Për promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë”.

Në ceremoninë gala të zhvilluar në Romë, me temë “Një dhuratë për një buzëqeshje”, Presidenti i Fondacionit  “Foedus”, z.Mario Baccini,  duke i dorëzuar çmimin prestigjioz Presidentit Meta theksoi se ky vlerësim u jepet çdo vit atyre personaliteve italiane dhe të huaj, të cilët kanë spikatur në fushat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta duke falënderuar Fondacionin “Foedus” për vlerësimin e bërë ndaj tij u shpreh ndër të tjera se: “Ky çmim u shkon mijra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ky çmim u shkon arbëreshëve tanë të dashur të cilit lidhin dy popujt tanë në mënyrë unike prej 500 vjetësh, por edhe mijra italianëve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri prej vitesh. Edicioni i 18-të i Fondacionit Tuaj titullohet “Një dhuratë për një buzëqeshje” ndaj dhe unë duke ju falënderuar për vlerësimin dua T’ju kujtoj thënien e një shqiptareje të madhe, Shën Nënë Tereza, e cila ka thënë se paqja fillon me një buzëqeshje.”, – theksoi Presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimi i Fondacionit “Foedus” iu akordua gjithashtu edhe UNICEF-it, NEUROMED Italia, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë italiane, Franco Gabrielli, si dhe këngëtarit të famshëm italian Fausto Leali.

Meta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?