FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama: Ja pse e takova kryetarin tjetër të koalicionit, Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama iu referua, gjatë fjalës së tij në Kuvend, takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, një natë më parë në Kryeministri. Rama tha se në fokus të takimit nuk ishin as “mbetjet” dhe as “kanabisi”, por për të diskutuar fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Meqë e kishit merak takimin tim dje me kryetarin e Kuvendit, kryetarin tjetër të koalicionit, nuk ishte as për mbetjet, as për kanabisin dhe asgjë tjetër. Por për të diskutuar se si do të ndërtojmë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Kur ta mbarojmë diskutimin, do t’ju njoftojmë”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar deputetëve të PD në sallën e Kuvendit.

Ai ironizoi edhe opozitën përmes një batute, duke lënë të kuptohej se e djathta pret ndarjen e koalicionit qeverisës që të shpresojë të vijë në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jeni bërë kaq qesharakë si ajo komshija që thotë, “mua s’po më merr njeri, por ishalla ndahet ndonjë nga komshinjtë e mi që të marrë mua“, deklaroi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?