FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama-Opozitës: SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrisni mendjes për reformën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për dy vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi.

Rama thotë se reforma po pastron llumin e drejtësisë, ndërsa shton se ata që flasin kundër saj i bien njëri gozhdës dhe tjetri patkoit.

Në mesazhin e tij, Edi Rama i referohet edhe qëndrimeve të ndërkombëtarëve. Sipas tij, BE dhe SHBA po u bëjnë thirrje partive të opozitës që t’i thërrasin mendjes. Duke bërë zëdhënësin e selive kryesore diplomatike në Tiranë, kryeministri shton se ndërkombëtarët kanë të njëjtat qëndrime si dy vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes?Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”,- deklaron Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e Edi Ramës vjen pas kritikave të forta që opozita ka bërë për reformën në drejtësi. Akuza kryesore e opozitës është se dy vjet pas reformës shteti është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Gjithashtu, opozita kritikon disa procedura të ndjekura nga institucionet e Vettingut, ku rezulton se gjyqtarë me pasuri të pajustifikuar kanë kaluar procesin dhe do të qëndrojnë në poste kyçe të drejtësisë.

Pavarësisht kritikave, Edi Rama e cilëson reformën si sukses dhe ka dalë sot në rolin e zëdhënësit të ndërkombëtarëve duke thënë se SHBA dhe BE atij po i japin të drejtë për “Rilindjen” e drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?