FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama: Vettingu do pastrojë llumin e togave të zeza në drejtësi

Kryeministri Edi Rama vijon ta cilësojë të sukseshëm procesin e Vettingut edhe pse gjykatat kryesore në vend nuk ekzistojnë dhe opozita e denoncon si proces thellësisht politik.
Duke ripostuar deklaratën për shtyp të zv/ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, që tha se gjyqtarët e përjashtuar nga Vettingu do të hetohen më pas, kryeministri Edi Rama thotë se ”Vetting-u, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve”.
Nga ana tjetër, Rama thotë se Vetting-u mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë.
”Vetting-u, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vetting-u mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë- në deklaratë për median zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu”,- shkruan Edi Rama në Facebook.
Kreu i qeverisë nuk ka bërë asnjë koment për problemin kryesor që ka sot reforma në drejtësi shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ndërkohë që emërimet e reja janë pezulluar për shkak të mos ngritjes së KLGJ dhe KLP. Mesa duket kreu i qeverisë vazhdon ti qëndrojë idesë ”më mirë pa gjykata se me gjykata të korruptuara” edhe pse qytetarët nuk kanë më institucione ku të marrin drejtësi.
Interesant është fakti se në kulmin e debateve në Tiranë dhe Prishtinë për idenë e ndarjes së territoreve në Kosovë, kryeministri gjen kohë të reklamojë qëndrime të thëna dhe stërthëna për reformën në drejtësi dhe nuk ka asnjë koment për atë që po diskutohet me Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?