Haradinaj: Do tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen, edhe kur s’i pëlqen dikujt

Edi Rama mbrëmë një reagim kur ka fyer kryeministrin e Kosovës, duke e quajtur gënjeshtar.

Ramush Haradinaj e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj për me tregue”, etiketimin si gënjeshtar që i bëri kryeministri Edi Rama përmes Facebook-ut. Homologu i tij kosovar e nuk e ka duruar dot shprehjen se do të dalë burrë i mirë para popullit duke mashtruar dhe i ka kujtuar Ramës se për ato që ai ka thënë, ka edhe dëshmitarë. “Do të tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur s’i pëlqen dikujt. Do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence. Këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregue, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e akuzoi Ramën se i bëri më shumë presion se Merkel dhe Makron për heqjen e taksës 100%, ndërsa kryeministri shqiptar i tha se gënjente dhe se të fshehat e takimeve nuk duheshin nxjerrë në publik

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në këtë debat me sa duket Haradinaj ka edhe një dëshmitar. Ai është ministri i Jashtëm i Kosovës dhe miku i Ramës, Behgjet Pacolli. Në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, Pacolli ka pranuar faktin se kryeministri shqiptar i ka bërë presion homologut të tij kosovar për heqjen e taksës 100% për mallrat serbe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani raportet mes dy kryeministrave, kosovar dhe shqiptar, janë në nivelet më kritike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?