Reagon ministri Fatmir Xhafaj pas gjetjes së shoferit të tij të vdekur në Gardën e Republikës

Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për vdekjen e shoferit të tij, Shkëlzen Qordja. Ai u gjet pa jetë sot në ambientet e Gardës së Republikës. Sipas hetimeve të prokurorisë dhe deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit, efektivi i Gardës së Republikës është vetëvrarë me tre plumba.

Në deklaratën e tij, Xhafaj ngushëllon familjarët dhe shpreh vlerësime për efektivin e gardës, të cilin e cilëson si pjesë të familjes së tij.

Ministri Xhafaj deklaron se nuk ka asnjë koment për rrethanat e ngjarjes dhe po pret që institucionet të bëjnë verifikimet e duhura për zbardhjen e saj. ” Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre”,- shprehet Ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

REAGIMI I MINISTRIT FATMIR XHAFAJ:

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot. Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afermve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!“.

Shkëlzen Qordja u gjet sot pa jetë, në orën 09:30 në garazhin e mjeteve të Gardës së Republikës. Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Grada e Republikës në një njoftim të përbashkët thotë se Shkëlzen Qordja është vetëvrare me 3 plumba. Në përshkrimin e dinamikës së ngjarjes, Policia thotë se 31-vjeçari ka përdorur armën e shërbimit, automatik model “MP5”, për të bërë vetëvrasje. Në deklaratën për ngjarjen theksohet se Shkëlzen Qordja nuk ka pasur asnjë herë procedime disiplinore gjatë kohës që ishte punonjës i Gardës së Republikës.

LAJME TË TJERA PËR KËTË ARGUMENT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?