Presidenti i Këshillit Evropian,Tusk: Shengeni mund të dështojë

Një zyrtar i BE ka paralajmëruar se kriza e migrimit mund ta bëjë BE të dështojë “si projekt politik”. Kurse ministri i Jashtëm gjerman thotë se mbyllja e kufijve të Gjermanisë nuk sjell zgjidhje.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i tha të martën Parlamentit Evropian se shtetet anëtare kanë më në dispozicion “jo më shumë se muaj” për të menaxhuar krizën e refugjatëve. Dështimi në këtë menaxhim mund të rezultojë në kolapsin e zonës së udhëtimit pa pasaporta të Shengenit, tha ai. “Ne nuk kemi më tepër se dy muaj t’i vendosim gjërat nën kontroll”, thotë Tusk, duke shtuar se marrëveshja e Shengenit përndryshe do të dështojë.

Tusk, që shërben si kryetar i liderëve evropianë, gjithashtu tërhoqi vëmendjen se BE mund të “dështojë si projekt politik”, nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të kontrollojë si duhet kufijtë e tij të jashtëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

BE po lufton për të menaxhuar krizën e më shumë se një milion refugjatëve, shumica e të cilëve kërkuan azil në Gjermani- të cilët kanë hyrë në kufijtë e BE duke ikur kryesisht nga shtetet e përfshira në luftë në Lindjen e Mesme, në Azi dhe në Afrikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u tha gazetarëve të huaj të martën, se mbyllja e kufijve të vendit me popullatën më të madhe të BE nuk do ta zgjidhë krizën e refugjatëve. Me këtë Steinmeieri reagoi ndaj një letre të disa zyrtarëve gjermanë që kërkojnë marrjen e masave të tilla. “Unë ju garantoj që një zgjidhje e krizës nuk do të arrihet duke mbyllur kufijtë”, tha Steinmeieri.

Steinmeier kërkon rishpërndarjen e refugjatëve

Ministri i Jashtëm gjerman shtoi se rruga e vetme për të trajtuar valën e migrimit është zbatimi si duhet i programit të rishpërndarjes së refugjatëve në kuadër të BE, duke siguruar njëkohësisht edhe kufijtë e jashtëm.

Ai iu referua edhe një pakete ndihme prej 3 miliardë eurosh, që i është premtuar Turqisë, po miratimi i së cilës po zvarritet nga Italia. Të martën (19.01.2016), 44 ligjvënës të partisë së kancelares Angela Merkel, CDU dhe të partisë simotër bavareze CSU- duke përfshirë edhe anëtarin e qeverisë, ministrin e Transportit Alexander Dobrindt – i dërguan një letër Merkelit, në të cilën i bëjnë thirrje asaj që të kthehet në “zbatimin strikt të ligjeve ekzistuese”.

Megjithatë, Steinmeieri – duke iu referuar letrës- tha se masa të tilla nuk mund të merren në konsideratë, përpara se Berlini të mësojë përfundimin e konsultimeve me Austrinë, e cila po zbaton masa për të forcuar kufirin e saj.

Politikanët gjermanë po përballen me presion më të madh për ta menaxhuar krizën pas ngjarjeve të Vitit të Ri në Këln, të cilat u karakterizuan nga sulme seksuale ndaj femrave, të kryera sipas njoftimeve prej refugjatëve afrikanoveriorë. Sulmet e nëntorit në Paris, të cilat u morën jetën 130 vetëve kanë krijuar gjithashtu frikëra se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe brenda në Gjermani. Kjo pas vërshimit të refugjatëve nga vende ku vepron “Shteti Islamik”. (Marre nga radio gjermane “DW”)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?