Shoferë, kujdes në aksin Durrës- Elbasan, sonte! Bllokohet autostrada nga ora 22.00 deri në mëngjes

Njoftim i Policisë së Durrësit:

Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?