FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria dënon “Partizanin”, kurse Greqia lejon manifestimet dhe sulmet raciste

Në ndeshjen Partizani-Skenderbeu kishte dhe një parullë raciste kundër grekëve, e cila erdhi fill pas protestave dhe thirrjeve raciste në Athinë kundër shqiptarëve. Por gjithsesi parulla nuk duhej lejuar nga organizatorët. Pas deklaratës së një dite më parë ku FSHF u distancua nga parulla me thirrje raciste e paraqitur nga tifozët në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar ditën e sotme “Partizanin”.

Klubi i kuq është dënuar me dy ndeshje pa tifozë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste.

Fill pas kësaj parulle raciste në stadium ka reaguar së pari Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe me pas FSHF. Kjo e fundit e ka dënuar “Partizanin” me dy ndeshje pa tifozë. Ndërkohë në Greqi vala raciste po bën namin ndaj shqiptarëve. Po digjet hapur flamuri shqiptar në mjedise publike, po sulmohen dhe shkatërrohen biznese shqiptare sikurse para ambasadës shqiptare në Athinë janë hedhur parulla të ndyra dhe të egra nga racistët grekë si “T’i varim shqiptarët”,” T’i vrasim derrat shqiptarë”, etj, çka sot ministria e jashtme e Shqipërisë ka thërritur ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani për ti kërkuar shpjegime se pse policia greke lejon shfaqje të tilla raciste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?